Studime dhe Hulumtime

Vegjetarianët janë më pak të shëndetshëm se sa mishngrënësit.

Kështu ka dalë në përfundim një studim kontravers i kryer nga Universiteti Mjekësor i Grazit në Austri që ka gjetur se personat që preferojnë dietën vegjetariane kanë më shumë rrezik për kancer, alergji, probleme me shëndetin mendor, depresionin dhe ankthin pasi kjo dietë karakterizohet nga një konsum i ulët i yndyrës dhe kolesterolit, për shkak të një konsumi më të lartë të frutave, perimeve dhe drithërave.

Studimi ka përdorur të dhëna nga studimi austriak me intervista shëndetësore për të shqyrtuar zakonet dietike dhe ndryshimet e jetesës midis mishngrënësve dhe vegjetarianëve, transmeton Klan Kosova.

1320 mostra janë  krahasuar në bazë të moshës, gjinisë dhe statusit të tyre social-ekonomik duke përfshirë 330 vegjetarianë, 330  persona që hanë mish, por edhe një sasi të madhe të frutave dhe perimeve, 300 mish-ngrënës të zakonshëm, por që kanë ngrënë më pak mish, dhe 330 persona të tjerë me një dietë që ka përfshirë konsum të madh të mishit.

Ky studim gjeti se vegjetarianët që konsumojnë më pak alkool ishin në gjendje më të rëndë fizike dhe mendore dhe gjendje jo të mirë shëndetësore.

Pjesëmarrësit të cilët kanë ngrënë më pak mish kishin edhe praktika më të varfra shëndetësore, të tilla si  shmangia e kontrolleve mjekësorë për kontrollat dhe masat parandaluese të tilla si vaksinat.

“Studimi ynë ka treguar se të rriturit austriakë të cilët konsumojnë një dietë vegjetariane janë më pak të shëndetshëm (në kuptimin e kancerit, alergjive, dhe çrregullime të shëndetit mendor), kanë një cilësi më të ulët të jetës, dhe të kërkojnë trajtim më shumë trajtime mjekësore”.

Autorët e studimit kanë mbrojtur tashmë hulumtimet e tyre kundër pretendimeve se puna e tyre është thjesht një reklamë për industrinë e mishit.

“Ne e kemi distancuar veten nga këto pretendime sepse ky është një perceptim i gabuar për hulumtimin tonë. Ne kemi gjetur se vegjetarianët vuajnë më shumë nga gjendje të tilla si astma, kanceri dhe probleme të ndryshme mendore se sa njerëzit që hanë mish por nuk mund të themi se ky është shkaktari definitiv”, ka thënë hulumtuesja e studimit Nathalie Burkert për The Austrian Times./llapinfo/