Veprimet që ndikojnë në procesin e plakjes
Mjekësia ka avancuar gjatë dekadave të fundit duke na krijuar mundësinë të ngadalësojmë procesin e plakjes, duke mbajtur nën kontroll plakjen. Më poshtë po ju tregojmë 5 veprime që bëni në jetën e përditshme, të cilat ndikojnë së tepërmi në procesin e plakjes, duke e përshpejtuar atë.
Mendimet e shumta– Stresi i tepërt, mendimet e shumta, lodhja emocionale dhe mendore ndikon së tepërmi dhe është një nga faktorët kryesorë të plakjes.
Kujdesi për lëkurën– Edhe pse mund t’ju duket e pabesueshme, kujdesi për lëkurën ndikon së tepërmi në plakje. Shmangia e këtij procesi ju bën më të moshuar. Me kujdes nuk nënkuptohet vetëm pjesët e syve apo të fytyrës, por i gjithë trupi, duke nisur nga shpina, pjesa e barkut, krahët, këmbët etj. Tregoni kujdes rutinor, jo të rastësishëm.
Kequshqyerja– Mund t’i mendoni vetë pasojat negative në organizëm të mungesës së ushqimit të mirë.
Mungesa e ushtrimeve– Ushtrimet fizike dhe mendore mbajnë trupin në formë dhe nuk ju lejojnë të plakeni para kohe. Nëpërmjet ushtrimeve ju arrini të rigjeneroni qelizat dhe t’i lejoni ato të mbushen me oksigjen.
Duhan pirja– Kur ju pini një cigare duhan, mijëra qeliza në trupin tuaj vdesin, gjë që në mënyrë të paevitueshme shkakton plakjen e parakohshme./infokus/