Ligji për Kontrollin e Duhanit ka ulur duhan-pirjen në mesin e të rinjve
Hulumtimit Gjithëpërfshirës rreth Duhanpirjes në mesin e të Rinjve (GYTS) që për herë të dytë realizohet në Kosovë nga IKSHP, me mbështetjen e OBSH-së dhe CDC, tregon se krahasuar me hulumtimin e parë të kryer më 2004, konsumimi i duhanit prej 6.7% sa ishte në mesin e të rinjve të moshës 13-15 vjeçe më 2004, më 2016 ka rënë në 4.4%. Gjithashtu, duhan-pirja pasive prej 84% sa ishte në mesin e kësaj kategorie në ambiente të mbyllura më 2004, ka rënë ë 43.8% më 2016.