Studime dhe Hulumtime

Nuk ka asgjë më të mirë se një filxhan i çajit të gjelbër për të zbutur mendjen dhe rigjallëruar shpirtin. Prej kohësh tani konsiderohet si një pije medicinale,  mirëpo çaji mund të bëjë shumë më tepër për ju se sa ju ndoshta e kuptoni, duke filluar që nga  mbrojtja kundër kancerit deri te stabilizimi i presionit të gjakut, apo edhe uljen e kolesterolit në trup.

Në vitin 2014, Borgward dhe ekipi i tij ekzaminuan efektet e 1 deri 2 gota të çajit të gjelbër në 12 vullnetarë të shëndetshëm për katër javë. Ata gjetën se çaji stimuloi rritjen e lidhjes nervore në rajone të trurit të cilat janë të konektuara me memorien e punës.

Shumë njerëz konsumojnë ekstrakte çaji jeshil në një formë, kështu që ne kemi qenë të interesuar për efektet e tij [në tru]”, thotë Stefan Borgwardt, profesor i neuropsikiatrisë në Universitetin e Bazelit.

“Gjetjet tona siguruan provën e parë për efekt të supozuar të dobishëm të çajit të gjelbër në veçanti, për përpunimin e kujtesës në nivelin e sistemit nervor”, vuri në dukje hulumtuesi. Kështu, pacientët dolën më mirë në aktivitetet e testimit të kujtesës pas periudhës 4-javore.

Edhe pse rezultatet janë premtuese, Borward ishte i shpejtë për të theksuar se studimi ka kufijtë e vet, sidomos për faktin se grupi i vullnetarëve ishte tepër i vogël në madhësi për të marrë një përfaqësim të saktë lidhur me pasojat reale të çajit të gjelbërt në publikun e gjerë.