Të mirat nga kombinimi Shalqi dhe Djathë
Një nga ushqimet që shqiptarët preferojnë të konsumojnë në verë është edhe kombinimi i shalqirit me djathë. Por, a i dini të mirat që na i sjell?
Ky frut është burimi më i mirë antioksidantit “lycpene” i cili mbron arteriet dhe lufton kancerin. Por, ai nuk përthithet nëse nuk ka pak yndyrë të disponueshme. Kështu, yndyra që gjendet te djathi ndihmon përthithjen e tij duke e bërë këtë frutë akoma më të shëndetshëm.
Sugjerohet kombinimi me djathë dhie, mente ose borzilok dhe pak mjaltë me lëng limoni, duke u cilësuar si shumë të shijshëm.