Ushqehu shëndetshem

Shumica e njerëzve blejnë mjaltë në dyqanet ushqimore, duke besuar se është mjaltë i pastër dhe organik.

Megjithatë, nuk është gjithmonë kështu. Mjalti rremë gjenet kudo në treg, për të mos thënë më shumë sesa ai organik. Kështu, për të mos gabuar me zgjedhjen tuaj, mësoni të dalloni mjaltin e pastër nga ai i rremë.

Sipas profesorit Vaughn Bryant, rreth 75% e mjaltit të shitur në treg, nuk ka absolutisht asnjë polen.

Për fat të mirë, ka disa mënyra efektive për të dalluar mjaltin natyral të papërpunuara.

Mjalti i rremë, ose i falsifikuar, artificial ose i papastër, përmban aromë shtesë, aditivë, shurup sheqeri, shurup misri, dhe dekstrozë.

Nga ana tjetër, mjalti i pastër është një produkt i bletës, që njihet si natyral dhe organik.

Për të dalluar mjaltin e pastër nga ai i rremë, duhet të bëni disa teste:

Karakteristikat e jashtme

Mjalti i pastër nga ai i rremë ndryshon nga forma. Ndryshimet më të dukshme janë si më poshtë:

Mjaltë i rremë 

Shkumon

Ka përbërje të ashpër, kokrrizohet

Është i lëngshëm dhe pikon lehtë

Nuk ka aromë apo mund të ketë aromë të thartë

Shpërbëhet lehtësisht në shtresa

Mjaltë i pastër

Nuk shpërbëhet në shtresa

Ka përmbajtje të butë

Është i trashë dhe rrjedh pa ndërprerje

Ka aromën e mjaltit

Nuk shkumon kurrë, në asnjë rrethanë/dritare.net/