Estetikë & Lifestyle

Mos i hidhni eshtrat e peshqve, apo qeset e çajit, pasi që mund të keni disa përfitime për bukurinë dhe shëndetin tuaj!

Qeset e përdorura të çajit fshehin qeskat në sy

Një studim amerikan i viteve të tetëdhjeta ka shpjeguar se kafeina, një stimulues në çaj dhe në kafe, mund të ketë fuqi të madhe kundër inflamacioneve. Shumë produkte tani e përdorin kafeinën si përbërës në kremrat e tyre për sy dhe përreth syve. Nëse dëshironi t’i pakësoni qeskat e errëta nën sy, atëherë merrni qesen e ftohtë të çajit, tashmë të përdorur, dhe futeni në frigorifer për 10 minuta, qoftë çaji i zi apo i gjelbër, vendoseni në sy dhe mbajeni për pesë minuta, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Eshtra të peshkut për thonj të fortë

Eshtrat e peshkut janë burim i hatashëm për kalcium. Alice Mackintosh thotë se shtrat e peshkut janë burim i madh i kalciumit. Ajo shton: ‘Niveli i kalciumit po ashtu ka një ndikim pozitiv në lëkurë. Është një mineral i rëndësishëm, së bashku me zinkun, që po ashtu gjendet në mishin dhe shtrat e peshkut’. Këto minerale lëkurën, por edhe eshtrat, e në veçanti thonjtë, i bëjnë më të fortë dhe më të bukur.

Farat e pjeprit për të shmangur rrudhat

Mos i hidhni farat e pjeprit! ‘Janë një burim i hatashëm për zink, një mineral ky që është kyç në prodhimin e kolagjenit në trup’, thotë Alice Mackintosh. Kolagjeni është një proteinë që ju ndihmon të dukeni të shëndoshë dhe në formë. Megjithëse kolagjeni me plakjen e njeriut bie, farat e pjeprit të pasura me zink ndikojnë që trupi të prodhojë sa më shumë kolagjen, duke shmangur në këtë mënyrë rrudhjen e lëkurës.

Gjethet e lakrës për bark të rrafshët

Gjethet e lakrës dhe lakrat turshi ndikojnë që të mos keni një stomak të fryrë. ‘Lakrat turshi përmbajnë 100 herë më shumë probiotik sesa që përmban jogurti, i cili njihet për sasinë e lartë të këtij bakteri të dobishëm’, shpjegon Alice Mackintosh. Probiotikët e zhvilluar nga forma e bakterit gjenden në gjethet e lakrës. ‘Ushqimet e pasura me këtë bakter të dobishëm, probiotik, ndihmojnë që të keni një tretje më të shëndetshme të ushqimit dhe ta përmirësoni funksionimin e zorrëve’, thotë Alice Mackintosh.

Domatet e buta për ta mbrojtur lëkurën

Në një studim nga hulumtuesit në Universitetin e Mançesterit dhe në Nju Kasëll, likopeni – antioksiduesi mbrojtës që i jep ngjyrën e kuqe domateve – është treguar si një faktor mbrojtës i lëkurës nga rrezet e dëmshme. Konsumimi i domateve dhe gatimi i tyre po ashtu shëron dëmtimet e shkaktuara në lëkurë si pasojë e rrezeve të dëmshme të diellit.  Pra, nëse keni lëkurë të dëmtuar, madje edhe gjatë dimrit, dhe dëshironi ta luftoni plakjen e hershme, konsumoni domate, sidomos ato që janë më të buta, pasi që në anë formë lirohet një sasi e madhe e likopenit.

Kokrrat e kafesë, për largimin e celulitit

Shumica e përbërësve që përdoren për largimin e celulitit përmbajnë kafeinë 0, kështu që pse të mos e përdorni kokrrën e kafesë për të larguar celulitin nga ijët dhe prapanica juaj. Dermatologu Dr. Friedmann thotë: ‘Nuk ka ndonjë fakt se kafeina ndihmon në reduktimin e celulitit,  por një fërkim i butë i pjesës sipërfaqësore të ijëve, kofshëve dhe prapanicës mund ta zbutë sadopak./dritare.net/