Aktualitete

Aspirina është një ilaç që prej vitesh njihet për vetitë e tij kuruese të kokës dhe parandalimin e infraktit. Ndërsa kohët e fundit duket se ka një rëndësi të veçantë dhe në parandalimin e sëmundjes së kancerit të prostatës.

Bazuar në statistikat e mbledhura në Norvegji lidhur me kancerin, një grup ekspertësh kanë vërejtur efektet e aspirinës në një lloj tjetër të kancerit: atë të zorrës së trashë.

Nga analizimi i të dhënave për mbi 23 mijë persona që ishin mbajtur nën vëzhgim nga mjekët, doli se përdorimi rregullisht i dozave të vogla të aspirinës e ul rrezikun e kancerit të zorrës së trashë me 15-25%.

Studiuesit thonë se ky është një zbulim i rëndësishëm, pasi aspirina është e lirë dhe me pak efekte anësore. /albeu.com/