Studime dhe Hulumtime

Në një studim të fundit të bërë nga Mingyang Song, MD, nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts, Harvard Medical School dhe Harvard T.H. dhe Shkolla e Shëndetit Publik në Boston, është konstatuar se 50% të rasteve me kancer mund të parandalohen nëse ne të gjithë do t’i bënim katër gjëra kruciale për shëndetin tonë.

Më poshtë gjeni katër gjërat të cilat i sugjeron ky hulumtim:

1. Të bëni aktivitete fizike rregullisht

2. Të mbani një BMI (Masë trupore të trupit) të shëndetshme

3. Të mos pini duhan

4. Të mos pini pije alkoolike, apo nëse i pini, kujdesuni që të jetë konsumim i moderuar.