Studime dhe Hulumtime

Fillimisht, hurmat përmbajnë plot e përplot minerale dhe vitamina nga të cilat përfiton trupi ynë. Hurmat përmbajnë bakër, hekur, kalium, magnez, mangan dhe vitamin B6. Ato gjithashtu përmbajnë plot fibra,  e cila është një mënyrë e dobishme për të ndihmuar trupin tuaj të heqë toksinat në një mënyrë të lehtë dhe efektive. 

Shumë studime janë bërë kryesisht duke u fokusuar në përfitimet shëndetësore të hurmave. Një studim i vitit 2003 në mënyrë të veçantë që është publikuar në Gazetën Ndërkombëtare të Ushqimit dhe Shkencave sugjeron se “… Hurmat mund të konsiderohen si një ushqim pothuajse ideal, duke ofruar një gamë të gjerë të elementeve ushqyese thelbësore dhe përfitimet e shumta dhe të mundshme shëndetësore.”

Mësoni më poshtë se çfarë i ndodh trupit nëse i hani tri hurma në ditë.

1. E mban zemrën të shëndetshme

Nivelet e larta të kaliumit janë të shkëlqyera për zemër dhe janë treguar në studime që hurmat ndihmojnë në uljen e rrezikut të sulmit në zemër dhe gjithashtu sëmundje të tjera të zemrës, për shkak të niveleve të larta të kaliumi që ato përmbajnë.

2. Rrit imunitetin dhe forcon eshtërat

Hurmat janë gjithashtu një super-ushqim për forcimin e kockave dhe për të luftuar sëmundjet si osteoporoza. Ato janë veçanërisht të mira kur ju filloni të moshoheni dhe kockat tuaja gradualisht fillojnë të dobësohen.

3. Përmirëson tretjen

Ngrënia e  hurmave është një mënyrë e shpejtë dhe efektive për lehtësimin e ndonjë sikleti në stomak, sepse ato ndihmojnë në përmirësimin e baktereve të mira në traktin tuaj që ndihmojnë në tretjen e ushqimit.