Ushqehu shëndetshem

Konsumimi i ushqimit shpesh na bën që të ndihemi të lodhur, madje ndihen të përgjumur dhe kërkojnë që të flenë. Veçanërisht nëse konsumohen sasi të mëdha ushqimi, dëshira për të fjetur është edhe më e madhe. Metabolizmi tretës harxhon shumë energji për të tretur ushqimin pas buke.

Sa më i madh të jetë sasia ekonsumuar, aq më e madhe do të jetë dhe energjia e harxhuar për tretjen e tij. Kjo energji e harxhuar më pas bëhet shkak i lodhjes ose përgjumjes. Edhe përbërja e ushqimit është po aq e rëndësishme sa sasia e porcionit. Një ushqim i lehtë mund të minimizojë gjumin, por është shumë e rëndësishme të përcaktohet se çfarë keni ngrënë. Kjo sepse rritja e nivelit të sheqerit në gjak ndryshon nga lloji i ushqimit të konsumuar.

Pas konsumimit të ushqimeve e karbohidrate vihet re një rritje e sheqerit në gjak. Nëse nuk dëshironi të përgjumeni pas buke, atëherë zgjidhni perimet, peshkun, frutat dhe mishin e pulës në vend të produkteve të pasura me shumë karbohidrate.

Produktet që përmendëm nuk ndikojnë në lëvizjen e nivelit të sheqerit në gjak/2Lonline.com/