Ushqimi & Dieta

Janë zhvilluar shumë studime mbi karrotën dhe së fundi është zbuluar edhe një tjetër dobi e saj.

Si një depozitë e vitaminës A, karrota është mike e syve dhe mëlçisë, ndërsa një studim i zhvilluar së fundmi ka konstatuar edhe një here rëndësinë e kësaj perimeve për shëndetin tonë.

Specialistët që analizuan karrotën arritën në përfundimin se “perimja mrekullibërëse” parandalon kancerin dhe diabetin. Studimi i Universitetit të Stanfordit, në Stanford, California (SHBA), doli në përfundimin se përbërësi beta karroten ul rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe parandalon kancerin, por edhe shumë sëmundje tjera.

–  Karota hap oreksin dhe rrit sekretimin e lëngjeve gastrike. Është një terapi mjaft e mirë kundër kolliteve, irritimeve të zorrëve dhe ulçerave të stomakut.

– Aftësitë diuretike të karotës e mbrojnë fshikëzën e urinës nga infeksionet.

– Karota ka aftësi dizintoksikuese, të cilat ndihmojnë ata persona që vuajnë nga aknet në fytyrë dhe ekzamat.

– Një veti e mrekullueshme e lëngut të karotës, është se ai ndihmon në jashtëqitjen e sekrecioneve të mushkërive (gëlbazave), duke e lehtësuar kështu organizmin në raste bronshitesh apo gripi.

– Një gotë lëng karotash gjysmë ore para mëngjesit, ndihmon organizmin e fëmijëve që vuajnë nga parazitët e zorrëve.