Këshilla Shëndetësore

Helmimi nga ushqimi mund të jetë një eksperiencë shqetësuese dhe e vështirë, eksperiencë në të cilën shumë nga vitaminat që i kemi në trup mund të humbasin lehtë dhe kjo më së shumti haset gjatë stinë së verës.

Andaj, është mirë që të jemi të informuar se cilat janë ato ushqime prej të cilave mund të helmohemi lehtë.

Vezët
Vezët për shkak se lidhen me salmonellën, bakteria mund të jetë brenda vezës andaj duhet të jemi të kujdesshem dhe nevojitet përgatitje adekuate që të shkatërrojë mikrobet.

Prodhimet qumështore
Prodhimet qumështore mund të jenë shkaku i një të tretave të infeksioneve nga Kampilobakterja,gjë që mund të ju shkaktojë ngërçe në stomak. Shumica e baktereve zhduken me pasterizim. Sigurohuni që qumështin dhe prodhimet e tij ti mbani në frigorifer në temperatura të mjaftueshme.

Patatet
Patatet që nuk përgatiten mirë mund të jenë burim i sëmundjeve, mirëpo bëhuni të kujdesshëm me sallatën prej patateve. Patatet janë të lidhura me baktere si Shigella, Listeria, Salmonella dhe E.koli.