Ushqimi & Dieta

Patatja është një burim i mirë fibrash, ajo ka veti të shumta të shëndetshme për organizmin tonë. Patatja është e pasur me kalium, vitamina B dhe C, mangan.

Ul shtypjen e gjakut
Patatja pa të drejtë largohet nga menyja, sepse shton në peshë, por patatja nuk ndikon të shtoni peshë nëse konsumohet pa shtesa yndyrore. Ky artikull është burim i kaliumit, përderisa një patate përmban katër herë më shumë kalium në krahasim me një banane. Kaliumi është kyç për hidratim të trupit dhe ndihmon në shtypjen e gjakut, transmeton Llapi.

Nxit tretjen
Patatja është e pasur me fibra, e kjo sidomos vlen nëse e hani me lëvore, shkruan albeu. Një patate përmban rreth shtatë gramë fibra, prandaj gjellët ku është e përfshirë patatja ju ngopin dhe ju mbajnë të ngopur më gjatë, por edhe nxitin tretjen e ushqimit. Po ashtu, studimet tregojnë se konsumimi i patates ul rrezikun nga sulmi në zemër dhe kolesteroli.

Përmban vitamina C
Në lëvoren e patates gjendet një sasi solide e vitaminave C, rreth 29 mg në një patate të madhe, që është gjysma e nevojës për dozë ditore. Për këtë arsye duhet ta konsumoni sepse ngrit sistemin imun, por edhe ndihmon në shërimin e plagëve.

Patatja mbron eshtrat
Patatja përmban mangan, substancë pak të njohur që luan rol të rëndësishëm në procedimin e proteinave si dhe luan rol të rëndësishëm në uljen e nivelit të kolesterolit të keq. Patatja është kyçe në ndërtimin e eshtrave dhe mbron nga osteoporoza, ndërsa që një patate e madhe përmban rreth 33 për qind të nevojave ditore të manganit.