Ushqehu shëndetshem

Lakra konsumohet për më shumë se 3000 vjet. Ndoshta nuk ju pëlqen era e saj, por ajo që duhet të dini është se ajo përmban vlera ushqyese. Shkencëtarët kanë zbuluar tek trupi i njeriut një gjen të quajtur TAS2R38. Ky gjen krijon një proteinë, por që ka lidhje me një element kimik (PTC), i cili shkakton shijen e hidhur të lakrës. Ndaj, nëse e keni këtë gjen, me shumë gjasa nuk e shijoni dot lakrën.

Lakra parandalon kancerin

Sipas Ministrisë së Bujqësisë të shtetit amerikan, lakra e kuqe ka 36 variete teveantocianine dhe flavonoide, të cilat mbrojnë trupin nga kanceri

Rreth 500 studime kanë gjetur tek lakra e kuqe elementin e anti-kancerit, i cili ka gjasa të rrjedhë nga:

Antioksidantë

Antioksidantë të tillë si vitaminat A dhe C stimulojnë enzimat që mbrojnë trupin nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë mënyrë mund të parandalojnë përhapjen e kancerit tek qelizat. Sëmundjet që parandalohen janë: kancer në zorrën e trashë, prostata dhe kanceri i gjirit. Fondacioni“George Mateljan” vë në dukje: “Pa konsum të mjaftueshëm të antioksidantit, metabolizmi ynë mund t’i shkaktohet stresi oksidativ. Stresi oksidativ është një sëmundje kronike, që rrezikon zhvillimin e kancerit”.

Vetitë anti-inflamatore

Antocianina një është bimë me pigment natyral, e cila mund të përmirësojë funksionin e trurit, shëndetin,zemrën, dhe të mbron nga kanceri. ARS-ja ka gjetur në antocianinë shumë anti-oksidantë si Vitamina C, e cila mbron trupin nga stresi oksidativ.

Pigmenti natyral lufton simptomat e sindromës metabolike (sëmundjet e zemrës dhe të diabetit).

Glukosinolati

Glukosinolatët janë bimë kimike që parandalojnë kancerin. Një nga këto substanca, (Indole-3-karbinol), ndalon zhvillimin e qelizave të kancerit të gjirit.

Sipas Fondacionit George Mateljan, glukosinolatët që gjenden tek lakra, parandalojnë një shumëllojshmëri sëmundjesh si kancerin e fshikëzës.

Lakra është e pasur me Vitaminat  K1 dhe B

Vitamina K1 përmban yndyrë dhe ndihmon në koagulimin e gjakut dhe metabolizmit të kockave. Vitamina K1 njihet për parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit, duke kufizuar dëmet e neuroneve.

Vetitë për shërimin e ulcerave në stomak

Lëngu i lakrës është një trajtim i shkëlqyer për ulcerën e stomakut. Duke pasur një lugë lëngu lakre përpara se të hani, do t’i bëni nder stomakut pasi ndihmoni tretjen e ushqimit. Por nuk këshillohet të pihet më shumë se 250 ml në ditë, për më shumë se një muaj./dritare.net/