Ushqehu shëndetshem

Hithra është një e cila rritet gjithashtu në trojet shqiptare dhe sjell shumë shëndet, për shkak të vetive unike kuruese të saj. Hithra, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve, për një kohë të gjatë në mjekësinë popullore njihej si mbretëresha e bimëve mjekësore.

Hithra ka shumë efekte në pastrimin e organizmit, duke pastruar kështu njëkohësisht edhe gjakun. Për të pasur më tepër efekt në pastrimin e gjakut, ajo është më mirë të përdoret gjatë periudhës së pranverës dhe verës.

Hithra mund të përdoret edhe si ilaç për shërimin e dhimbjeve reumatike dhe mavijosjeve dhe mund të përdoret edhe si çaj i cili ndihmon në largimin e materieve negative në organizmin tonë.

Një mineral i rëndësishem i cili gjindet në çajin e hithrës është kalciumi, i cili ndihmon tek mirëqenia e eshtrave dhe dhëmbëve. Përveç kalciumit, hithra përmban edhe sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe C.