Psikologjia

Mos u brengosni nëse ndjeheni të lodhur pasdite, për shkak se sipas studimeve të fundit kjo gjë është plotësisht normale.

Më saktësisht, sipas specialistes neurologe të famshme nga Universiteti i “Adelaide” Dr. Fiona Kerr, në përgjithësi njërëzit janë krijuar për të fjetur dy herë në dite dhe ajo madje thotë se privimi i gjumit ka një numër pasojash në shëndetin e përgjithshëm mendor.

Në qoftë se e evitoni gjumin e dytë, atëherë kjo mund të sjell pasoja në vëmendje gjatë punës, ndjeheni më të lodhur dhe jeni më pak racional. Ajo shton se gjumi i dytë është tejet i rëndësishem dhe nuk duhet të evitohet, duhet të gjeni kohë për gjumin e dytë, sipas saj.

Kerr sugjeron se të gjithë njerëzit duhet të flenë qoftë edhe 15 minuta gjatë pasdites sepse kjo do të sjellë shumë beneficione si në kujtesë, ashtu edhe në rritje të humorit dhe në uljen e nivelit të stresit.