Studim: Ja çfarë ndodh nëse i pini tri gota në ditë qumësht
Qumështi ndihmon në mbrojtjen e qelizave të trurit. Në një kërkim shkencorë nga disa studiues të SHBA-së thuhet se rreth tre gota qumësht në ditë mund të ndihmojnë për uljen e rrezikut të çrregullimeve të trurit.
Studiuesit thanë se një antioksidans i cili gjendet në qumësht me emrin glutaljon ndihmon në mbrojtjen e qelizave të trurit. Qumshti krahas kësaj vetie ndihmon edhe në mbrojtjen ndaj sëmundjeve Alzheimer dhe Parkinson.
Studiuesit për të arritur në këto përfundime, sipas AA, kanë bërë disa prova tek disa të rritur duke vërejtur trurin dhe mënyrën e të ushqyerit, transmeton Koha.net. Tek personat të cilët pinin rreth tre gota qumësht në ditë u vërejt një sasi më e madhe antioksidani të titulluar si glutaljon.
Përfundimet e kërkimit shkencorë u publikuan në revistën “American Journal of Clinical Nutrition”.