Vetitë kuruese të vajit të ullirit
Vaji i ullirit është i njohur për përdorimet e tij në kuzhinë, por përveç të gjithë të mirave shëndetsore që ai ka në ushqime tona është gjithashtu shumë i efekshëm dhe i përdorshëm në shumë mënyra të tjera si;
Për t’iu dhënë shkëlqim mobiljeve
Vaji i ullirit është një pastrues i shkëlqyer për mobiljet ose lëndëve të tjera prej druri. Ju mund ta përdorni vajin e ullirit si manikyr për të bërë mobiljet të shkëlqejnë. Nëse e përzieni me pak lëng limoni dhe përdorni një copë të butë, mund të keni mobilje më të bukura.
Për të hequr bojën nga lëkura
Besojeni ose jo vaji i ullirit është jashtëzakonisht i mirë në heqjen e bojës nga lëkura. Pasi ta lyeni lëkurën me vaj, lajeni më pas me ujë dhe sapun dhe shenjat e bojës do të zhduken menjëherë.
Heqës i grimit (makijazhit)
Kur keni një fytyrë plot grim dhe keni dëshirë për ta pastruar, nuk është nevoja të përdorni mjete të ndryshme kozmetike nëse keni vaj ulliri në shtëpi. Ky vaj është më pak gërryes se produktet e tjera kozmetike. Ai zbut poret dhe ndihmon në riparimin e lëkurës.
Balsam për flokët
Një lugë çaji vaj ulliri mund të jetë e mjaftueshme për t’i zbukuruar flokët. Lëreni për 20 minuta në kokë dhe më pas lajini flokët. Ky proces do t’ju sigurojë flokë më të butë dhe me më shumë shkëlqim. Gjithashtu mund të ndikojë dhe në eliminimin e zbokthit.
Pastrues trupi
Një përzierje e vajit të ullirit me sheqer mund të shërbejë për të pastruar fytyrën dhe trupin tuaj. Nëse doni t’i shtoni aromë, mund ta përzieni masën me lëng limoni ose mjaltë, gjithashtu mund t’i shtoni disa pika nga vaji juaj i preferuar.