Ushqehu shëndetshem

Fillimisht, çka është detoksimi?

Çdo ditë trupi juaj është i ekspozuar ndaj toksinave nëpërmjet ajrit që thithim, ushqimet që ju hani dhe pijet që ju pini. Detoksimi është proces me të cilin trupi juaj në mënyrë natyrale identifikon, neutralizon dhe eliminon këto substanca. Gjeni më poshtë disa pije të shijshme dhe detoksuese:

1.Ujë me limon

Një pjesë e madhe e procesit të detoksifikimit është për të qëndruar të hidratuar, kështu që është e rëndësishme për të pirë ujë që në mëngjes për të ndihmuar trupin tuaj t’i largojë të gjitha toksinat e mbledhura gjatë natës. Shtrydhni gjysmë limoni në një gotë të gjatë me ujë çdo mëngjes dhe pije atë në stomak bosh.

2. Ujë detoksues me shije fruti

Thjesht preni disa fruta kivi dhe luleshtrydhe, pastaj futni ato në një shishe qelqi me ujë dhe e leni ashtu për disa orë. Ju gjithashtu, mund të shtoni qershi apo fleta mente për t’i dhënë më shumë shije.

3. Ujë me mjaltë dhe limon

E gjithë çka ju duhet është një lugë mjaltë, sigurohuni që të merrni lugë të drurit në mënyrë që të mos i humbasni vlerat ushqyese dhe kuruese të mjaltës. Pastaj shtrydhni një gjysëm limoni dhe shtoni ujë, lëreni atë të ftohet dhe pastaj e pini.