Këshilla Shëndetësore

Nëse hani tri banane në ditë jeni më pak të rrezikuar nga sulmet në tru dhe zemër, thonë shkencëtarët.

Një banane për mëngjes, një për drekë dhe një në mbrëmje mund t’ju japin kalium të mjaftueshëm për të zvogëluar gjasat e vuajtjes nga mbledhja e gjakut në tru për 21 për qind. Gjetjet e hulumtuesve britanikë dhe italianë sugjerojnë se mijëra sulme do të mund të parandaloheshin nga konsumimi i ushqimeve tjera të pasura me kalium siç janë spinaqi, arrat, qumështi, peshku.

Megjithëse edhe disa studime të mëhershme kanë sugjeruar që bananet mund të kenë rol të rëndësishëm në kontrollimin e shtypjes së gjakut dhe parandalimin e sulmeve, rezultatet jo gjithmonë kanë qenë në përputhje me njëra-tjetrën.

Në hulumtimin e fundit të publikuar në gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, shkencëtarët kanë analizuar të dhëna nga njëmbëdhjetë studime të ndryshme – të dhëna që nga mesi i viteve 60 dhe kanë grumbulluar rezultatet për të arritur te një konkludim i përgjithshëm, transmeton Koha Net.

Ata kanë zbuluar se konsumi ditor i kaliumit prej 1.600 miligramësh, më pak sesa gjysma e sasisë ditore e rekomanduar në Britaninë e Madhe për të rritur (3.500 miligramë) ishte e mjaftueshme që të ulen rreziqet për sulm për më shumë se një të pestën, transmeton Koha.net. Mesatarisht një banane përmban rreth 500 miligramë kalium, i cili ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut dhe kontrollon balancës së lëngjeve trupore. Mungesa e kaliumit mund të shkaktojë rrahje të çrregullta të zemrës, nervozizëm dhe diarre.

Hulumtuesit nga Universiteti i Warwick dhe Universiteti i Napolit kanë thënë se konsumimi i kaliumit në shumicën e vendeve është më i ulët sesa rekomandimi ditor. Por nëse konsumuesit kanë ngrënë ushqime të tjera të pasura me kalium dhe po ashtu kanë reduktuar përdorimin e kripës, numri vjetor i vdekjeve nga sulmet mund të eliminohet për një milion në vit. Hulumtuesit më raportin e tyre kanë thënë : “Do të manifestohet në reduktim të më shumë se 1.155.000 vdekjeve vjetore nga sulmet në nivel botëror”. Shumë persona kanë mbetur me aftësi të kufizuara dhe me rrezikun e sulmit të dytë ose të tretë që mund t’u shkaktojë vdekjen. Shtypja e lartë e gjakut është rreziku i vetëm më i madh që shkakton sulmin dhe hulumtimet e realizuara më herët kanë treguar se kaliumi mund të ndikojë në zvogëlimin e shtypjes së gjakut”.