Studime dhe Hulumtime

Kanceri është bërë padyshim njëra ndër sëmundjet më shqetësuese dhe më të shpeshta në botë, e cila po përhapet me intensitet tejet të lartë. Në vendet e zhvilluara, sipas statistikave të fundit, një në katër persona do të vuajë nga kjo sëmundje në një fazë të caktuar të jetës.

Nga kanceri, jo vetëm që vuajnë shumë të sëmurët por të njëjtën kohë e përjetojnë keq edhe familjarë e tyre, dhe çdo lajm  apo hulumtim për ndonjë kurë të mundshme ndaj kësaj sëmundje pritet me entuziazëm dhe me mirëseardhje.

Së fundmi, ekspertë të ndryshëm dhe  shkencëtarë të vendeve të zhvilluara  e kanë ekzaminuar potencialin e lules “pipili” dhe kanë zbuluar se rrënjët e saja mund të jenë vrasëse të qelizave të kancerit dhe mund të parandalojnë atë.

Në Universitetin e Windsor në Ontari në Kanada, gjatë viteve të fundit, janë ekzaminuar dhe analizuar prej afër këto lule dhe rezultatet e të gjeturat e tyre, kanë qenë efektive në vrasjen e qelizave kancerogjene.

Megjithëse vlerat dhe ekstrakti i rrënjës së kësaj luleje është i dobishëm dhe madje efektiv për kurimin e kancerit, studimi rreth kësaj çështjeje po vazhdon.