Këshilla për shtatzënat

Sipas studimeve të fundit të bëra nga ekspertë të shquar, gratë të cilat pijnë duhan gjatë shtatzanisë e rrisin mundësinë që fëmijët e tyre të diagnostifikohen me skizofreni.

Sipas një hulumtimit shkencor i cili është bërë në Finlandë sa më shumë që gratë shtatzëna janë të ekspozuara ndaj nikotinës dhe e konsumojnë atë, aq më shumë rriten përqindja e rrezikut që fëmijët e tyre  në të ardhmen të kenë ndonjë sëmundje mendore.

Përndryshe është konstatuar se një në pesë nënat fëmijët e të cilëve kanë skizofreni kanë konsumuar shumë cigare gjatë shtatzanisë.

Shkencëtarët analizuan të dhënat për 1000 pacientë të diagostifikuar me skizofreni dhe i kanë krahasuar të dhënat e lindjes dhe shëndësisë me ato të individëve jo të prekur nga kjo sëmundje mendore.

“Nga njohuria jonë, kjo është studimi i parë që skizofrenin e lidh ngushtë me nikotinën”, është shprehur hulumtuesi Alan Brown.