Ushqehu shëndetshem

Në mënyrë që të pastroni gjakun dhe të eliminoni helmet dhe bakteret në organizëm, atëherë ju duhet që patjetër t’i shtoni këto ushqime në planin tuaj ushqimor të përditshëm. Mësoni më poshtë se cilat janë ato ushqime.

 

Molla

Molla në përmbajtjen e saj ka vitamina të ndryshme, minerale dhe fibra. Disa nga komponentë të cilat i përmban molla e stimulojnë në mënyrë tëvazhdueshme prodhimin e lëngut biliar dhe ndihmojnë mëlçinë në eliminimin e toksinave.

Panxhari

Panxhari është një ide e mirë dhe nga shumë ekspertë konsiderohet si armë e mirë për mbrojtjen e organizmit nga radikalet e lira dhe për stimulimin e mëlçisë për eliminim më të madh të toksinave nga gjaku për shkak të antioksidantëve dhe materieve të tjera të dobishme që përmban, andaj sugjerohet në masë të madhe të konsumohet nga studiues të ndryshëm.

Majdanozi

Majdanozi përveç se përmban vlera të shumta dhe të ndryshme ushquese, ai ndikon edhe si diuretik i cili u asiston veshkave për ta bërë punën e tyre dhe për të eleminiuar toksinat e tepërta nëpërmjet urinës.

Karrota

Karrotat janë të pasura me vitamina (A, B6, C dhe K), kalium dhe glutation, proteinë për pastrimin e mëlçisë. Për efekt më të mirë gjatë detoksifikimit, duhet të konsumohen të freskët sepse gjatë gatimit shkatërrohet glutationi.

Hudhër 

Pasi që hudhra është padyshim njëra ndër burimet më të pasura të sulfurit ajo ndihmon organizmin në eliminimin e toksinave. Përndryshe hudhra stimulon mëlçinë të prodhojë enzime për detoksifikim të cilat i largojnë toksinat nga gjaku.