Këshilla Shëndetësore

Çaji i zi është një pije që shumë prej nesh e konsumojnë me ëndje gjatë ditës si pije që nuk dëmton shëndetin sikurse bëjnë disa të tjera.

Çaji i zi luan rol të rëndësishëm në të qenit në formë pasi që është më i oksiduar sesa llojet tjera të çajeve. Këtë lloj të çajit mund ta ruani për periudha më të gjata dhe nuk e gjen gjë.

Ja disa arsye përse të pini çaj të zi:
a) Ka pak yndyrë dhe kalori
b) Zvogëlon problemet kardiovaskulare
c) Antioksidues

Analiza e të dhënave nga 50 shtete ka zbuluar që shtetet, në të cilat pihet më së shumti qaji i zi, kanë numrin më ta vogël të atyre që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Studimi ka zbuluar edhe që ato shtete kanë më së paku persona me mbipeshë. Shkencëtarët mendojnë që procesi i fermentimit që e shndërron çajin jeshil në të zi shkakton edhe krijimin e kompleksit të flavonideve, të cilat janë të mira për shëndetin. Në Irlandë pihet më së shumti çaj i zi, dy kilogram në vit për kokë banori, ndërsa Britania dhe Turqia pasojnë në këtë listë. Këto tri shtete kanë më së paku njerëz të sëmurë nga diabeti sesa shtetet që gjenden më poshtë në listë si: Brazili, Maroku dhe Meksika.

Studimi është bërë për shkak se numri i atyre që vuajnë nga diabeti i tipit 2 është rritur për gjashtë herë në dekadat e fundit.

Vlerësohet që ai numër deri në vitin 2030 do të arrijë nga 285 milionë sipas të dhënave nga viti 2010, në 438 milionë njerëz me diabet të tipit 2./ilirida/