Këshilla Shëndetësore

Nuk është për t’u mohuar fakti se kohëve të fundit jemi bërë dëshmitarë të rritjes së numrit të rasteve që janë të lidhura me sulmin në tru. Sulmi në tru është bërë një fenomen shqetësues në mbarë botën, mirëpo ky fenomen mund të ndalohet. Mësoni më poshtë se cilat janë mënyrat më efektive për të parandaluar sulmin në tru.

Humbni peshë 

Studimet e fundit kanë treguar se obeziteti dhe të gjitha komplikimet që ndërlidhen me të i rrisin mundësitë për të pësuar sulm në tru, andaj nëse vuani nga pesha, konsiderojeni mundësinë që të merreni më shumë me aktivitete fizike në mënyrë që të ndikoj pozitivisht në shëndetin tuaj.

Lini menjëherë duhanin

Duhani e rrit sasinë e stemës të ndërtuar në arterie. Prandaj, kombinimi i ushqimit të shëndetshëm, aktivitetit fizik dhe lënia e duhanit do të rezultonte në kombinim perfekt për të evituar maksimalisht rrezikun e pësimit të sulmit në tru.

Monitoroni shtypjen e gjakut 

Nëse nuk kontrollohet, shtypja e lartë e gjakut mund të jetë ndër faktorët kryesorë që mund ta shkaktoj sulmin në tru. Për të zvogëluar shtypjen e lartë të gjakut duhet të mos hani ushqime që përmbajnë shumë kripë, të evitoni gjithashtu ushqimet me përqindje të lartë të yndyrës etj.