Baneri kryesor (Homepage)

Dhjetë minutat e parë
Pas dhjetë minutave që keni konsumuar një Coca-Cola në kanaçe, dhjetë lugë gjelle sheqer do të futen në sistemin tuaj.

Pas 20 minutave
Sheqeri në gjak arrin majën, duke shkaktuar që insulina të marr hovin. Kësaj dukurie, mëlçia i përgjigjet duke e kthyer çdo sasi të vetme sheqeri në yndyrë.

Pas 40 minutave
Absorbimi i kafeinës më në fund përfundon. Bebëzat e syrit zgjerohen dhe shtypja e gjakut rritet për shkak se mëlçia hedh më shumë se që duhet sheqer në sistemin e qarkullimit të gjakut. Receptorët e adenozinës në tru bllokohen, si dhe e parandalojnë përgjumjen.

Pas 45 minutave
Trupi e rrit prodhimin e dopaminës duke e stimuluar kënaqësinë në qendrat e trurit. Vlen të ceket se e njëjta gjë ndodhë edhe kur përdorni heroinë.

Pas 60 minutave
Acidi fosforik e lidhë kalciumin, magnezin dhe zinkun në zorrën e hollë, duke e përmirësuar metabolizmin.

Kjo shkaktohet nga dozat e larta të sheqerit dhe ëmbëltuesve artificial. Veç këtyre, pas 60 minutave vetitë e kafeinës fillojnë të bëjnë punën e tyre duke nxitur nevojën për të urinuar. /albeu.com/