Allgemein

Përderisa domatet e freskëta konsiderohen si ushqim për luftimin e kancerit, ato të konservuarat janë pikërisht e kundërta.

Brendësia e ambalazhit e më tepër lloje konservash përmban bisfenol-A (BPA), kemikal që vepron si estrogjen, duke e çrregulluar aktivitetin hormonal në organizëm, transmeton Femina

Hulumtimet e ndërlidhin BPA me sëmundje të zemrës, dëmtim të zorrës, sterilitet dhe probleme të tjera të ndryshme reproduktive.

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollim dhe Parandalim të Sëmundjeve, prezenca e bisfenolit-A është përhapur shumë nëpër të gjithë botën.

Edhe pse të gjitha konservat nuk janë të preferueshme, konservat e domateve janë veçanarisht të rrezikshme, pasi që për shkak të nivelit të lartë të thartësisë së tyre, BPA ngjitet në produkt.

Prandaj, është e preferueshme që të përgatiten të freskëta ose të zgjedhen ambalazhe të qelqit./infokus/