Këshilla Shëndetësore

Studimet e fundit shkencore kanë konstatuar se soda e bukës ndihmon mjaft në lënien e duhanit. Eksperimentuesit e kësaj teorie, ndër ta edhe Richard Webster ka sugjeruar të përdoret soda e bukës nga ata persona të cilët janë të interesuar të reduktojnë duhanin dhe nga ata që janë të interesuar të braktisin atë përgjithmonë.

Gjithë çka duhet të bëni është në momentin kur e ndjeni nevojën për të pirë duhan, vendosni një sasi normale e jo të tepruar të sodës së bukës në gjuhë.

Një alternativë tjetër e këtij eksperimenti është ta fusni një lugë gjelle sodë buke në një gotë uji, ta përzieni atë dhe ta pini. Gjatë javës së parë duhet ta pini dy herë në ditë, kurse javën e dytë e pini vetëm një herë në ditë. Këtë eksperiment apo metodë përdoreni për 2-3 javë derisa të ndaloni të pini edhe duhan, mirëpo kujdes me sasinë e sodës së bukës për shkak se sasia e tepruar e sodës së bukës nuk është mirë për veshkët.