Ushqehu shëndetshem

Për shkak se hurmat përmbajnë vlera ushqyese të shumta dhe për shkak të vetive të tyre shumë të dobishme, vendet arabe çdo ditë i përdorin hurmat. Hurmat janë fruta të cilat lehtë mblidhen, ruhen dhe transportohen, andaj edhe janë të disponueshme shumë lehtë në mbarë botën, ashtu edhe te ne.

Hurmat përmbajnë sheqerëra natyrale të cilat janë në formë të glukozës dhe fruktozës. Hurmat e thata të grira, të vendosura në ujë, i cili ka qëndruar gjatë tërë natës, paraqesin një ilaç shumë të mirë nëse dëshironi ta forconi zemrën dhe funksionet e saj vitale.

Hurmat gjithashtu janë një ilaç efektiv dhe shumë efikas kundër dhimbjes së kokës dhe kundër plakjes, shkruan femina.al. Ato i qetësojnë nervat dhe është e vërtetuar shkencërisht se për shkak të përmbajtjes së madhe të kalciumit, magnezit dhe fosforit mund të ndikojnë në mënyrë preventive kundër kancerit.

Hurmat e forcojnë trupin, zvogëlojnë kolesterolin në gjak, rregullojnë procesin e tretjes dhe e mbrojnë stomakun nga parazitët dhe bakteriet.

Hurmat gjithashtu përdoren nga shumë persona të cilët janë të interesuar të shtojnë pak peshë për shkak se një hurmë e vetme përmban 20 kalori.