Humbni 6 kilogramë për 10 ditë!
Nëse jeni të interesuar që të humbasni shumë kilogramë për pak ditë, atëherë kjo është dieta juaj! Duhet të theksohet se këtu bëhet fjalë për një dietë strikte dhe se se kjo dietë nuk duhet asesi të mbahet për më tepër se 14 ditë.
Përbërësi kryesor i kësaj diete është kosi, ushqim që ndikon pozitivisht në metabolizëm. Kosi është ushqim i shëndetshëm që normalizon aktivitetin e organeve për tretje, përmirëson imunitetin, ndihmon në “grumbullimin” dhe hedhjen e helmeve dhe përmirëson metabolizmin. Derisa mbani këtë dietë, sugjerohen këto ushqime: kos natyral – 500 g në ditë, pemë – deri 300 g në ditë, mish – deri 100 gr në ditë, pemë dhe perime – deri 300 gr në ditë. Me rëndësi është që të konsumoni 500 gr kos në ditë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Shembulli i menysë:
Kafjalli:
Xhelatinë nga kosi dhe mjedra, 1 gotë çaj të gjelbër ose 1 gotë lëng të pastër portokalli
Dreka:
Një gotë çaj të ngrohtë bimor, supë të ftohtë të përgatitur nga kosi dhe trangujt e prerë në rriska, 100 gr mish të gatuar, sallatë me tranguj, domate dhe erëza bimore, jogurt sipas dëshirës, 1 gotë limuat të ngrohtë (pa sheqer).
Zamra e pasdites:
Domate me kos. Në kos shtoni pak majdanoz, pak kripë dhe në blender i përzieni për pak kohë
Darka:
Një gotë çaj të ngrohtë bimor, borania në avull me jogurt, 1 gotë limonadë të ngrohtë (pa sheqer).