Ushqehu shëndetshem

Vezët konsiderohet të jenë mënyra më e lehtë dhe më e lirë në mbajtjen e trupit me proteina për shkak se përmbajnë aminoacide, antioksidantë dhe hekur. Më poshtë njihuni me disa efekte të mahnitshme që kanë vezët në trupin e njeriut

1. Reduktimi i rrezikut për sëmundje të zemrës

Studimet e fundit kanë treguar se njerëzit të cilët konsumojnë vezë në mënyrë të vazhdueshme, i kap më pak rreziku i sëmundjeve të ndryshme dhe të rrezikshme të zemrës.

2. Rritja e imunitetit

Për shkak të vlerave mahnitëse që përmbajnë vezët, imuniteti rritet dukshëm kur ne i konsumojmë ato. Pra, nëse nuk dëshironi që të vuani nga infeksionet dhe viruset e shumta, atëherë vetëm shtoni një apo dy vezë në planin ushqimor tuajin.

3. Mbrojtja e trurit

Vezët janë ushqim i trurit. Kjo është kryesisht për shkak të një lënde ushqyese thelbësore që përmbajnë vezët e që quhet choline. Ky është një komponent i membranave qelizore dhe është e nevojshme për sintetizimin e acetilkolinës.

4. Eliminimi i stresit dhe ankthit

Më 2004 është publikuar një studim në “Proceedings of the National Academy of Sciences” ku është përshkruar se si plotësimi i planit ushqimor apo dietës me lysine ka reduktuar dukshëm stresin dhe ankthin, duke moduluar kështu serotonin në sistemin nervor.

5. Përmirësimi dhe forcimi i dhëmbëve

Vezët janë një nga burimet e pakta natyrore të vitaminës D, e cila është e rëndësishme për përmirësimin e shëndetit dhe forcimin e eshtrave dhe të dhëmbëve.