Këshilla Shëndetësore

Njihuni me disa mënyra se si mund të përdorni vajin e kokosit në mënyrë sa më efektive.

1. Përdoreni si vaj trupi efektiv

Nëse e ndjeni lëkurën tuaj të thatë, atëherë vaji i kokosit është ilaçi për të cilin po kërkoni! Vetëm vendosni pak vaj kokosi në lëkurën tuaj po të njejtën mënyrë se si e vendosni locionin e trupit dhe ju do t’i thoni lamtumirë përgjithmonë lëkurës të thatë dhe do të mirëprisni një lëkurë të butë.

2. Përdoreni për larjen e fytyrës

Vaji i kokosit ka vlera të mahnitshme antibakteriale, të cilat ndihmojnë në pastrimin e fytyrës suaj. Ky vaj do t’iu ndihmojë për eliminimin e baktereve dhe pastrimin e fytyrës nga aknet. Rezultati final do të jetë një fytyrë më e re dhe më e pastër.

3. Përdoreni si balsam për buzë

Thuaj jo Vazelines dhe balsameve komerciale për buzë të cilat faktikisht mund t’i dëmtojnë buzët e juaja. Pak vaj kokosi mbi buzët tuaja do t’i ushqejë ato duke i lënë më të buta.

4. Përdoreni për shërimin e djegieve

Nëse keni djegur lëkurën tuaj, aplikimi i vajit të kokosit mund të përshpejtojë në masë të madhe procesin e shërimit. Për shkak të vlerave anti-bakteriale që ka, ajo mund të ndihmojë edhe në parandalimin e infeksioneve sekondare.

5. Përdoreni për heqjen e grimit

Vaji i kokosit është një heqës efektiv i grimit. Vendosni pak vaj kokosi në fytyrë dhe heqeni grimin me pak pambuk, në fund shpërlani fytyrën me ujë.

6. Përdoreni si krem për rrudha

Vaji i kokosit është një përforcues aktiv i lëkurës i cili ngadalëson procesin e plakjes së lëkurës tuaj. Me aplikimin e vajit të kokosit në lëkurën tuaj, ju do t’i vendosni një ndalesë plakjes.

7. Përdoreni për eliminimin e celulitit

Me celulit nënkuptojmë ato shenjat të cilat i marrim në ije apo bark për shkak të akumulimit shtesë të yndyrës. Përdorimi i vajit të kokosit në vendet ku keni celulit, do t’i eliminojë tërësisht shenjat e mbetura të celulitit.