Këshilla Shëndetësore

Shpesh ndodhë që t’i ringrohim disa ushqime të caktuara në mikrovalë pa menduar se kjo ringrohje mund të ketë efekte të dëmshme në shëndetin e njeriut. Disa artikuj të caktuar ushqimor asesi nuk duhet t’i ringrohim për shkak se përmbajnë materie të cilat pas procesit të ringrohjes bëhen toksike.

Pra, cilat janë ato ushqime të cilat nuk preferohen që t’i ringrohim?

Supat

Supat nëse ringrohen në mikrovalë, patjetër se do t’i humbasin vlerat ushqyese të cilat i kanë pasur në momentin e gatimit.

Orizi

Faktikisht, nëse lihet orizi në temperaturë ambienti, do të prodhohen helme të cilat jo vetëm që shkaktojnë të vjella, por ato shkaktojnë gjithashtu edhe diarre, për shkak të shumëfishimit të sporeve.

Pica 
Pjesët mbetura të picës që nuk e keni konsumuar me kohë mos i ngrohni në mikrovalë. Më mirë do të ishte që një gjë të tillë ta bëni në tepsi, pasi që në mënyrë tjetër humb gjithë vlerat e saj ushqyese dhe mund të pësojnë problemet me tretjen.

Patatet

Njejtë si me orizin, e rëndësishme tek patatet e gatuara është ruajtja. Nëse i lejmë në temperaturë ambienti, patjetër se do të krijohen kushtet për zhvillimin e Clostridium Botulinim dhe ringrohja jo gjithmonë i vret këto baktere.