Ushqehu shëndetshem

Çaji i kamomilit njihet për efektet e shëndetshme në organizmin e njeriut. Ai mund të veprojë kundër pagjumësisë dhe ndjesisë së ankthit. Sipas një studimi, konsumimi i çajit të kamomilit nxit sistemin imunitar që të luftojë bakteret. Përdorimi gjatë ciklit menstrual dhe kundër tensionit, pasi keni pirë çaj kamomil, rriten nivelet e glicerinës, të cilat reduktojnë spazmat muskulare dhe qetësojnë nervat, duke përfshirë dhe ngërçet uterine dhe tensionin, të dyja të lidhura me ciklin menstrual.

Çaji i kamomilit gjithashtu qetëson stomakun e foshnjave dhe ndalon diarrenë. Përdorimi i çajit të kamomilit shërben për problemet e lëkurës, si: ekzema, dermatiti, urtikarja, edhe pse rezultatet nuk janë provuar shkencërisht. Një përzierje e çajit të kamomilit mund të përdoret për të qetësuar ulçerat në gojë, nëse përdoret si shpëlarës deri në gjashtë herë në ditë.

Një gotë çaj kamomil para gjumit vepron si qetësues në sistemin nervor në mënyrë që ju lejon të bëni gjumë më të rehatshëm. Vlen të theksohet se kamomili ka qenë si ilaç kundër pagjumësisë për shekuj me radhë./noa/