Këshilla Shëndetësore

Kafja ka shumë efekte anësore të cilat janë mjaft delikate. Nëse e teproni duke e konsumuar atë, atëherë mund të dëmtoni seriozisht shëndetin tuaj. Ja se cilat janë shenjat që tregojnë se jeni duke e tepruar me kafe.

Nuk mund të flini

Shenja e parë që përjetoni nga konsumimi i kafes është pagjumësia. Sipas studimeve të fundit, konsumimi i tepërt i kafes mund të shkatërroj procesin e gjumit.

Dhimbje koke

Si shenjë tjetër e cila tregon se duhet të reduktoni në përgjithësi kafen është lodhja dhe dhimbja e kokës. Kafen gjithmonë mund t’a zëvendësoni me një çaj ose ndonjë lëng.

Rrahjet e shpejta të zemrës

Rrahjet e fuqishme dhe të shpejta të zemrës, sipas shumë mjekëve botërorë dhe studimeve të fundit, shkaktohen nga konsumimi i kafes, nikotina dhe alkooli. E vetmja zgjidhje që të shmangni këtë është të hiqni dorë nga konsumimi i tepërt i kafes.