Dobitë e shalqirit
Shalqiri është i pasur dhe përmban një sasi të madhe të ujit dhe fruktozës, shalqiri gjithashtu përmban një varietet të madh vitaminash, veçanërisht vitaminën C, A dhe kalium. Për shkak të përbërjes së tij, shalqiri është një frut shumë hipokalorik, i përshtatshëm për sezonin e verës, për aftësinë e tij në shuarjen e etjes.
Studimet e fundit kanë treguar se përkrah llojeve klasike, kohët e fundit janë shfaqur në treg edhe disa lloje të tjera të shalqirit që përmbajnë dukshëm më pak sheqer dhe janë të domosdoshme për t’u përdorur nga personat që vuajnë prej diabetit. Me të njëjtën shije dhe me të gjitha vlerat si shalqiri i zakonshëm, ai do të përmbajë rreth 50 për qind më pak sheqer, duke mundësuar kështu që personat të cilët vuajnë nga diabeti, ta konsumojnë atë pa merak.