Aktualitete

Gjatë këtij takimi vjetor, ku po  diskutohen çështje të rëndësishme politike që ndikojnë tek profesionistët shëndetësor si dhe zhvillimet e fundit në politikat shëndetësore, Ministri Rrahmani u takua me Presidentin e Asociacionit Mjekësor të Gjermanisë, Prof. Dr  Frank Ulrich Montgomery si dhe Senatoren për shëndetësi të Hamburgut znj. Cornelia Pruefer-Storcks. 

Me ftesë nga Asociacionit Mjekësor të Gjermanisë, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet  Rrahmani,  po merr pjese në Asamblenë e 119-të të Asociacionit Mjekësor të Gjermanisë në  Hamburg.

Gjatë këtij takimi vjetor, do të diskutohen çështje të rëndësishme politike që ndikojnë tek profesionistët shëndetësor si dhe zhvillimet e fundit në politikat shëndetësore.

Ministri Rrahmani u takua me Presidentin e Asociacionit Mjekësor të Gjermanisë, Prof. Dr  Frank Ulrich Montgomery si dhe Senatoren për shëndetësi të Hamburgut znj. Cornelia Pruefer-Storcks.

Gjatë takimit me znj. Storcks, Ministri Rrahmani shprehu falënderimet e tij ndaj shtetit gjerman për ndihmën e vazhdueshme dhënë  Kosovës si në planin politik ashtu edhe në atë shëndetësor dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kanë të dy vendet në të gjitha fushat. Gjithashtu, u shpreh interesimi i dyanshëm për bashkëpunim të mëtejmë në fusha të ndryshme brenda sektorit shëndetësor.

Ministri Rrahmani ka njoftuar bashkëbiseduesit me zhvillimet në shëndetësinë kosovare dhe ka shprehur falënderimin e tij për Asociacionin Mjekësor Gjerman dhe ndihmën e tij në konstituivin e  Odave profesionale mjekësore në Kosovë.

Gjithashtu, Ministri Rrahmani  takoi në vigjilie të kësaj asambleje edhe Dr. Jacques de Haller, President i Komitetit për Mjekët Evropian;  Dr. Yoshitake Yokokura, President i Asosacionit Mjekësor Japonez,  Dr. Fatmir Brahimaj nga Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë, dhe Dr. Vorhauer nga Këshilli Mjekësor Nacional i Francës./msh-ks/