Ushqehu shëndetshem

Përveç se është shumë e shijshme për tu ngrënë, luleshtrydhja ka gjithashtu edhe dobi të cilat ndikojnë në mënyrë efektive në organizmin tonë për të eliminuar sëmundje të ndryshme.

Konsumi i rregullt i luleshtrydhes ul dukshëm rrezikun e atakut kardiak me 32%. Për shkak të përmbajtjes së lartë me antioksidues që neutralizojnë agjentët kancerogjenë, luleshtrydhja ndihmon edhe në sëmundje tumorale.

Për personat të cilët vuajnë nga tensioni i lartë, luleshtrydhja është zgjedhje e duhur për shkak se ajo ka përmbajtje të lartë ne elektrolitin kalium. Gjithashtu, personat të cilët vuajnë nga diabeti, luleshtrydhet mund t’i shijojnë pa merak, në sajë të indeksit glicemik të ulët të saj.

Studimet e fundit kanë treguar se luleshtrydhet ndikojnë në mënyrë pozitive edhe në shëndetin mendor të njerëzve për shkak të përmbajtjes së kënaqshme në acid folik, i cili ndihmon në mirëmbajtjen e biokimisë së trurit tonë, duke e eliminuar në mënyrë graduale edhe depresionin.