Disa ushqime që duken si organe dhe që çuditërisht ndikojnë pozitivisht në shëndetin e tyre
Këtu është një listë e ushqimeve që çuditërisht duken si organe dhe që ndikojnë pozitivisht në shëndetin e tyre gjithashtu.
- Karrota për sytë tuaj
Karrotat përmbajnë sasi të larta të vitaminës A. Kjo vitamin është thelbësore për një shikim të mirë. Për një shëndet edhe më të fortë optik, këto perime përmbajnë edhe lutein-një antioksidantë i cili ndihmonë në mbrojtjen e retinës.
- Arra për trurin tuaj
Sipas Universitetit të Cambridge, arrat përmbajnë një numër të komponimeve neuroprotective, duke përfshirë vitaminë E, folate, melatonin, omega-3, dhe antioksidantë. Hulumtimet tregojnë se konsumi ditorë i arrave mund të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm të trurit. - Selino për eshtrat tuaja
Selinot përmbajnë vitamin K, e cila është në gjendje që të shëroj eshtrat e thyer dhe të rrisë dendësitetin e mineraleve në eshtra. - Avocados për mitrën tuaj
Avokadot përmbajnë acid folik- një lëndë ushqyese e rëndësishme për gratë shtatzëna. Acidi folik ulë rrezikun e defekteve të lindjes si keqformimeve te tubit neural (NTDs), sëmundjeve të zemrës, defekteve të gjymtyrëve, anomali të traktit urinar etj.
- Domatja për zemrën tuaj
Lycopene- është një antioksidantë natyrorë që gjendet në domate. Ky antioksidantë i jep atyre ngjyren e kuqe. Është zbuluar se lycopene mund të parandalojë një sërë sëmundjesh të zemrës.
- Patatet e ëmbëla për pankreasin juaj
Beta-carotene- është një antioksidant që gjendet në patate të ëmbla dhe që e mbron trupin, në veqanti pankreasin nga dëmtimi i molekulave të quajtura radikale të lira. Ky dëmtim ndodh natyrshëm me stresin dhe plakjen.