Aktualitete

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim kirurgun australian dr. Paddy Dewan, i shoqëruar nga Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve dr. Nexhmi Hyseni.

 

Ministri Rrahmani ka falënderuar dr. Dewan, për kontributin e vazhdueshëm që po jep për Kosovën, pasi që vite me radhë, ai në periudha të ndryshme kryen ndërhyrje kirurgjike të komplikuara te fëmijët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku edhe këtyre ditëve është duke realizuar disa të tilla.

Dr. Dewan tha se misioni i tij është që dijen dhe eksperiencën e tij ta përcjell te profesionistët e rinj, duke ofruar shërbime kirurgjike prej të cilave mund të mësojnë kuadrot e reja.

Dr. Dewan po qëndron në Kosovë në kuadër të projektit të filluar gjashtë vite më parë, me Kirurgjinë e Fëmijëve të QKUK-së, dhe deri më tani ka kryer dhjetëra ndërhyrje të komplikuara kirurgjike që kanë shkuar me sukses.