Bukuri

 

Rënia e flokëve është një problem i përbashkët për shumë njerëz pa dallim moshe apo gjinie.

Edhe pse kohët e fundit ky fenomen ka filluar të trajtohet me metoda kirurgjike dhe produkte të shtrenjta, shumë njerëz i refuzojnë ato për shkak të efekteve anësore dhe rezultateve të dobëta.

Sidoqoftë,  ekziston një produkt i cili në mënyrë natyrale i mban flokët në jetë dhe të shëndetshme.

Vaji i Kokosit është një produkt i cili është përdorur që nga kohët e lashta për trajtimin e rënies së flokëve. Ky vaj përmbanë yndyra të shëndetshme që përmirësojnë shëndetin e flokëve dhe lëkurës së kokës.

Përdorimi:
Merrni dy lugë çaji vaj sage (e gjeni në farmaci) dhe 3 lugë vaj kokosi. Vendosni në një enë të dy përbërësit dhe ngrohni pak.  Lëreni të ftohet dhe më pas aplikojeni në kokë duke ushtruar masazh me anë të gishtave. Aplikojeni para se të flini dhe mbajeni në kokë gjatë gjithë natës. (mbulojeni kokën me një qese plastike). Në mëngjes pastroni flokët si zakonisht./shendetisot.com