Aktualitete

Ministri I Shëndetësisë Imet Rrahmani priti në takim një delegacion nga Banka Islamike për Zhvillim dhe Fondi Saudit për Zhvillim, me të cilët bisedoi për mundsitë e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.

Ministri Rrahmani ka njoftuar delegacionin arab me projektet të cilat janë duke u zhvilluar në shëndetësi dhe ka mirëpritur interesimin e tyre që të kontribuojnë me projekte konkrete në fushat prioritare.

Ministri tha se nevojat e sektorit shëndetësor në Kosovë janë të mëdha dhe se ndihma e donatorëve dhe kontribuuesve ë tjerë është e nevojshme.

Delegacioni nga Banka Islamike për Zhvillim dhe Fondi Saudit për Zhvillim gjatë qëndrimit në MSh ka zhvilluar edhe një takim  të nivelit teknik për t’u njohur nga afër me nevojat konkrete dhe ecurinë e deritanishme të bashkëpunimit./shendetisot.com