Studimi: Rrushi ju mbron nga ky kancer
Sipas një studimi më të fundit të realizuar nga ekip i shkencëtarëve spanjollë, ka treguar se përbërësit që gjenden në rrush i mbrojnë qelizat e trupit nga rrezatimi ultravjollcë, që është shkaktari kryesor i kancerit të lëkurës. Rrezet ultravjollcë mund të shkaktojnë kancerin e lëkurës duke e rritur numrin e molekulave të dëmshme në lëkurë.
Shkencëtarët nga Universiteti i Barcelonës kanë zbuluar se flavonoidet (antioksidues që treten në ujë) nga rrushi mund të pengojnë këtë proces. Ata konsiderojnë se ky studim është shumë pozitiv, sepse ndihmon në prodhimin e preparateve për mbrojtjen e lëkurës nga dielli. “Këto janë rezultate inkurajuese dhe duhet të merren parasysh. Në këtë mënyrë mund të prodhohen preparate të reja për mbrojtje të lëkurës nga rrezet ultravjollcë”, deklaroi biokimistja e këtij universiteti, Marta Cascante.
gjithashtu theksohet se për të dhënë efektin e duhur duhet që rrushi të konsumohet në një mënyrë të rregullt.