Studime dhe Hulumtime

 

Përveç të qenit të besdishme, mushkonjat dhe insektet fluturuese në përgjithësi , mund të jenë tepër të dëmshme.

Pa marrë parasysh se a është insekt që shkakton virusin “zika”, “nili” apo ethe tropikale, këto insekte gjithnjë duhet të merren seriozisht për faktin se ato mund të bartin sëmundje serioze me kafshimin e tyre.

Nëse keni problem me insektet fluturuese në shtëpinë tuaj, provoni “formulë” të prezantuar më poshtë e cila në mënyrë aktive i lufton dhe i mban larg insektet fluturuese nga ambienti juaj.

 

Ju nevojitet:
– 1 shishe (1L) qelqi
– 1 limon
– 2 fleta të rozmarinës së freskët
– 1 Litër ujë të filtruar
– 1 qiri me mbajtëse alumini

Udhëzime:
– Preni limonin në feta të imëta.
– Vendosni dy fletat e rozmarinës në kavanoz dhe mbusheni 3/4 e saj me ujë
– Vendosni dy-tri feta limon në kavanoz dhe shtoni ujë në mënyrë që ato të mbulohen nën ujë.
– Vendosni qiriun mbi ujë dhe ndezeni.
– Zëvendësoni frutat çdo dy-tri ditë./shendetisot.com