Bukuri

 

Parandalimi apo largimi i rrudhave është një sfidë e vërtetë për shumë njerëz. Edhe pse në ditët e sotme ekzistojnë metoda të ndryshme për eliminimin e rrudhave, shumë nga to shkaktojnë efekte anësore të cilat janë të padëshirueshme dhe të dëmshme për shëndetin.

Duke kërkuar metoda alternative për eliminimin e rrudhave, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se pirja e çajit të kanellës është mënyra më e lehtë për të arritur një gjë të tillë në mënyrë natyrale.

Ata theksojnë se pluhuri i kanellës përmbanë disa substanca të cilat veprojnë kundër rrudhave dhe parandalojnë formimin e tyre.

Përbërësit:
– 1 gotë ujë të vluar
– 3 lugë kanellë pluhur

Udhëzime:
– Hidhni pluhurin e kanellës në gotë dhe lëreni ashtu derisa sa uji të bëhet i vakët

Përdorimi:
– Konsumoni një gotë në mëngjes dhe një në mbrëmje.

Përfitimet tjera nga ky lëng:
– redukton problemet me kapsllëkun
– redukton dhimbjet menstruale
– redukton kolesterolin e keq
– rregullon nivelin e sheqerit etj./shendetisot.com