Aktualitete

10 Maji në gjithë botën njihet si Dita Botërore e sensibilizimit për sëmundjen e lëkurës “Lupus”.

Lupus është një sëmundje kronike inflamatore, në të cilën sistemi imunitar i trupit sulmon organet dhe indet.
Inflamacioni i shkaktuar nga lupusi mund të ndikojë në sisteme të ndryshme të trupit duke përfshirë lëkurën, veshkat, qelizat e gjakut, trurin, zemrën dhe mushkëritë. Lupusi prek veshkat dhe është një çrregullim serioz, pasi mund të ketë një ndikim të thellë në jetën e njerëzve.

Ajo mund të jetë e vështirë për t’u diagnostikuar, sepse shenjat dhe simptomat e saj shpesh janë të ngjashme me ato të sëmundjeve të tjera. Shenja më e dallueshme e lupusit është skuqja e lëkurës, që ngjan me krahët e një fluture.

Një në pesë femra rezultojnë pozitive për antitrupat e lidhura me lupusin, por vetëm 10 për qind e tyre diagnostikohen me këtë sëmundje. Duke zbuluar më tepër gjëra për veshkat, mund të kuptohet edhe zanafilla dhe mënyr a sesi zhvillohet sëmundja.

Edhe pse janë shumë të pakët ata që kanë dëgjuar për këtë sëmundje, në plan botëror ‘Lupusi’, është më i shpeshtë se sa skleroza ose leukemia.

Lupusi nuk është ngjitës, është një çrregullim i sistemit imunitar të organizmit.

Edhe pse 90% e atyre që vuajnë nga kjo sëmundje janë femra midis moshës 15-45 vjeçare, kjo sëmundje përfshin edhe meshkujt edhe fëmijët./KP.