Këshilla për moshën 45 +

 

Meditimi është një praktikë që është përdorur për mijëra vjet në kultura të ndryshme si një metodë për të përmirësuar shëndetin fizik, mendorë dhe emocional. 

Në vazhdim janë prezantuar disa përfitime shëndetësore që mund ti merrni nga meditimi:

  1. Vepron si anti-inflamatorë
    Është e njohur nga shkenca se inflamacioni kronik në trup shkakton sëmundje serioze si kanceri, artriti, astma, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe sëmundjet neurodegjenerative . Relaksimi i thellë i mendjes ka rezultuar më reduktim të stresit që e shkakton inflamacionin.
  2. Ju qetëson
    Qetësia është një situatë e meditimit kur ju i lejoni mendimet të kalojnë nëpër mendjen tuaja pa pasur nevojë ti mendoni thellësisht ato. Kjo gjendje e meditimit do të ju jap një gjendje të përgjithshme të qetësisë mendore.
  3. E rritë fertilitin
    Stresi është një faktorë që pengon procesin natyrorë të ripordhimit tek të dy gjinitë. Studimet kanë treguar se me zvogëlimin e stresit është përmirësuar pjelloria tëk të dy gjinitë.
  4. E rritë imunitetin
    Relaksimi ditorë dhe progresiv i muskujve zvogëlon rrezikun e rishfaqejs së tumorit të gjirit, duke e rritur sistemin imunitar për ti rezistuar edhe tumoreve dhe viruseve të tjera. Si rezultat meditimi sjell më pak sëmundje, ankth dhe depresion që rrjedhin nga kimioterapia.
  5. E ulë tensionin e gjakut
    Studimet kanë treguar se meditimi e ulë presionin e gjakut dhe në përgjithësi e ulë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. /shendetisot.com