Këshilla Shëndetësore

Sipas një studimi të fundit, shishet tradicionale plastike nuk duhet të përdoren për herë të dytë.

Hulumtimi tregon se  shishet plastike nuk janë të dizajnuara që të ripërdoren, por të mbajnë lëngun derisa konsumatori e pi atë.

Autorët e studimit theksojnë se ripërdorimi i shisheve plastike mund të shkaktojë probleme higjenike dhe sëmundje të ndryshme përfshirë edhe kancerin në rast se këto shishe përdoren për bartjen e lëngjeve të nxehta apo ekspozohet ndaj temperaturave ekstreme, ku lirimi i substancave kancerogjene bëhet shumë më i lehtë. /shendetisot.com