Këshilla për moshën 45 +

 

Pothuajse çdo i treti person (i rritur) në botë vuan nga tensioni i lartë i gjakut.  Ai shfaqet me kalimin e viteve dhe mund të jetë shumë i dëmshëm për organet vitale të njeriut.  

Tensioni i gjakut quhet forca me të cilën zemra pomon gjakut (për ti ushqyer indet) kundër mureve të arterieve.

Më poshtë i kemi paraqitur 5 raste ku tensioni i lartë i gjakut shkakton dëme:
 

  • Dobëson arteriet 
    Rritja e tensionit të gjakut mund të shkaktojë dobësim të arterieve. Ajo mund ti plas ato dhe të shkaktojë gjakderdhje të brendshme.
  • Destabilizon zemrën
    Tensioni i lartë në enët e gjakut bën që zemra të punojë më shumë se sa normalisht. Kjo mund të çojë në zgjerimin e zemrës, dobësimin apo edhe në ndaljen eventuale të saj.
  • Kufizon Oksigjenin
    Si rezultat i ngushtimit të arterieve që vjen nga tensioni i lartë, shuma e oksigjenit që depërton në organet tuaja fillon të zvogëlohet. Kjo mund të shkaktojë dëme në tru, sy, mushkëri dhe mund të rezultojë edhe me pasoja të përhershme, si verbëria dhe humja e kujtesës.
  • Dëmton veshkat
    Një nga efektet më të zakonshme të arterieve të ngushtuara nga tensioni i lartë i gjakut është dëmtimi i veshkave. Nëse veshkat tuaja nuk mund të funksionojnë siç duhet, atëherë të gjitha toksiat e mbledhura do të ngelin brenda trupit tuaj. Dështimi i veshkave kërkon një transplant ose trajnim për të korigjuar problemin.

Tensioni i lartë i gjakut mund të çojë në sulme te zemrës, humbje të vetëdijes, humbje të kujtesës dhe dëme të tjera të pariparueshme të truit dhe organeve në përgjithësi si pasojë e dështimit të depërtimit të oksigjenit. 

 

  • Rreziku i presionit të lartë të gjakut zvogëlohet duke :
    -Reduktuar konsumin e kripës.
    -Kryer aktivitete fizike
    -Shmangur mbipeshën
    -Shmangur duhanin dhe alkoolin

 

Me këto rezultate potencialisht të rrezikshme për jetën, tensioni i lartë është një fenomen i cili duhet të merret shumë seriozisht nga ana e juaj dhe sapo të vëreni destabilizim të tensionit drejtohuni menjëherë tek mjeku për tu këshilluar me hapat të cilët duhet ti ndërrmerrni në mënyrë që të shmangni dëmet e lartëpërmendura./shendetisot.com